AKVMB pas një pune intensive disa mujore, në bashkëpunim të ngushtë edhe me AKU, e ka përmbushur qëllimin jo vetëm duke u bërë pjesë e projekt-pilotit të lëshimit të certifikatave fitosanitare dixhitale në platformën SEED+ nëpërmjet sistemit CEFTA TRACES NT, por duke arritur të renditet i pari në Rajonin CEFTA.
Në takimin e nivelit të lartë, të mbajtur këtë javë në Bruksel, Shqipëria u vlerësua si partneri më aktiv, me një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha palët e sekretariatit të CEFTA-s dhe stafin teknik të SEED+ që nga dita e parë e zbatimit të pilotit SEED+ që ka startuar në 14 Korrik 2022.
Gjithashtu nga drejtuesit e CEFTA-s është shprehur se më shumë se 86% e të gjitha certifikatave fitosanitare të eksportit që janë lëshuar në SEED+ gjatë fazës pilot e kanë origjinën në Shqipëri, të lëshuar nga agronomët e mbrojtjes së bimëve për ngarkesat e eksportuesve më potenciaë të vendit të fruta-perimeve që i përkasin Lushnjës dhe Beratit.
AKVMB do vijoj të punojë me të njëjtin përkushtim e ritëm, për të realizuar futjen e të gjithë sistemit të lëshimit të certifikatave fitosanitare për eksport dhe rieksport në SEED+, me moton “Tregti pa letra”. AKVMB falenderon për punë e jashtëzakomshme agronomët dhe eksportuesët që u bënë pjesë në zbatimin e suksesshëm të këtij projekt-piloti!
Informacion mbi Mizën e Mollës
Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;