Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Projekti SEED+, Shqipëria vlerësohet për arritjet nga Sekretariati i CEFTA

Në Petrovac të Malit të Zi u zhvillua sot takimi Rajonal i Seed+, nga Sekretariati i CEFTA. Qëllimi i këtij takimi ka në fokus plotësimin dhe lëshimin on line të Certifikatave Fitosanitare.

Përfaqësuesit e CEFTA vlerësuan maksimalisht Shqipërinë, për punën e bërë deri më tani nga AKVMB lidhur me implementimin e projektit Seed+ dhe rezultatet e arritura.

Për periudhën qershor- shtator janë lëshuar; 328 Certifikata Fitosanitare, nëpërmjet sistemit CEFTA TRACES NT, nga të cilat 233 janë për vendet  anëtare në CEFTA,

– 57 për vendet e Bashkimit Evropian,

-38 për vendet e tjera.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB, Rolandi Meçaj shprehu edhe një herë vullnetin e institucionit për implementimin sa më të shpejtë dhe tërësor të këtij shërbimi të rëndësishëm dhe përfitues për operatorët ekonomikë dhe shërbimin e Mbrojtjes së Bimëve.

Shpërndaje:

Lajme të tjera