Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Pse duhet të matrikulloj kafshën time

Identifikimi individual i kafshëve dhe regjistrimi i fermave në RUDA nga veterinerët e AKVMB është hapi i parë i formalizimit të sektorit blegtoral dhe siguron gjurmueshmërinë e shëndetit të kafshëve, e produkteve me origjinë shtazore.

Gjithashtu matrikullimi i kafshëve në fermë është detyrim ligjor për çdo mbarështues, një proces ky që kryhet falas dhe iu jep mundësinë që të përfitojnë shërbime falas nga Shërbimi Veterinar dhe subvencione nga shteti nëpërmjet Skemave Kombëtare.

AKVMB me financim të “The Food Safety Project”, ka realizuar një broshurë me informacion mbi rëndësinë e matrikullimit. Veterinerët tanë do ua shpërndajnë fermerëve në të gjithë territorin.

Shpërndaje:

Lajme të tjera