Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Qumështi – përbërja dhe përfitime nga përdorimi i rregullt

Qumështi është një lëng i bardhë i prodhuar nga gjëndrat qumështore të sisorëve. Të gjithë sisorët, duke i përfshirë edhe njerëzit, prodhojnë qumësht për t’i ushqyer pasardhësit e tyre derisa të jenë të gatshëm për t’u ushqyer me ushqim të ngurtë. Ky është funksioni themelor dhe primar i qumështit, por vlera e tij nuk ndalon këtu.

Dihet që përdorimi i qumështit daton 7000 vjet më parë. Në të kaluarën, qumështi ka qënë një luks dhe përdorej vetëm nga familjet e pasura dhe mbretërore, ku lopët dhe delet vlerësoheshin shumë për shkak të aftësisë së tyre për të dhënë qumësht të pijshëm.

Në vitin 1862, biologu dhe kimisti francez Luj Paster së pari kreu procesin e njohur që rrjedh nga emri i tij Pasterizimin duke ngrohur disa produkte ushqimore në temperaturë rreth 60 ° C shkatërrohen mikrobet kryesore që mund të shkaktojnë prishje. Me këtë proçes ka ndodhur revolucioni në industrinë ushqimore të qumështit, verës dhe birrës, duke siguruar cilësinë e këtyre produkteve për përdorim të sigurt.

Sot rekomandohet përdorimi i rregullt i qumështit të pijshëm jo vetëm për fëmijët e vegjël, por edhe për të rriturit duke e konsumuar të paktën një gotë në ditë. Përfitimet e pirjes së qumështit dhe ushqimit me produkte të qumështit janë të mëdha dhe në disa raste të pazëvendësueshme për sa i përket përbërjes kimike.
Qumështi konsiderohet si një burim jetik i vitaminës D dhe kalciumit pa të cilin trupi ynë nuk do të kishte imunitet të fortë, as kocka të shëndetshme dhe të forta. Qumështi përmban rreth 3.2 g proteina, 4.8 g karbohidrate, 3.3 g yndyrë, 0.08 g omega 3, 0.12 g omega 6. Kjo është një përbërje ushqyese e qumështit me yndyrë të plotë.

Në tabelën vijuese do të njoftoheni më detajisht për përbërjen në vetëm një gotë qumësht.

Vlera ushqyese e qumështit (100 g)

Lëndë ushqyese

Vlerë

Ujë (g)

89,92

Energji (kcal)

42

Proteina (g)

3,37

Yndyrna (g)

0,97

Karbohidrate

4,99

Sheqerna (g)

5,20

Kalcium, Ca (mg)

125

Hekur, Fe (mg)

0,03

Magnezium, Mg (mg)

11

Fosfor, P (mg)

95

Kalium, К (mg)

150

Natrium, Na (mg)

44

Xing, Zn (mg)

0,42

Vitamin C

0,00

Tiamin (mg)

0,02

Riboflavin (mg)

0,19

Niacin (mg)

0,09

Vitamin B-6 (mg)

0,04

Folate, DFE (µg)

5

Vitamin B-12 (µg)

0,47

Vitamin А (µg)

14

Vitamin А, IU (IU)

47

Vitamin Е (mg)

0,02

Vitamin D (IU)

1

Vitamin К (µg)

0,1

Acide yndyrore të ngopura (g)

0,63

Acide yndyrore të mono-pangopura (g)

0,28

Acide yndyrore poli-të pangopura (g)

0,04

Kolesterol (mg)

5

Të gjitha këto lëndë ushqyese që janë të përfshira në përbërjen e qumështit dhe produkteve të qumështit janë thelbësore për trupin e njeriut dhe shëndetin e tij të përgjithshëm. Këtu janë disa shembuj se si vlerat ushqyese kanë një ndikim pozitiv në trupin dhe shëndetin tuaj:

  • Kalcium: Për kocka të shëndetshme, dhëmbë dhe masë të mirë kockore.
  • Proteina: Burimi i energjisë dhe rigjenerimi i indeve të muskujve.
  • Kalium: Për tension normal të gjakut.
  • Fosfor: Ndihmon në ndërtimin e kockave më të forta dhe vitalitetin si dhe rritjen.
  • Vitamina D: Për imunitet dhe kocka të shëndetshme.
  • Vitamin B12: Për eritrocite dhe ind nervor të shëndetshëm.
  • Vitamin A: Për imunitet, sy dhe lëkurë të shëndetshme.
  • Riboflavin (B2): Për t’a shëndruar ushqimin në energji.
  • Niacin: E rregullon metabolizmin e sheqernave dhe yndyrave.
 

Laktoza

Laktoza ose sheqeri i qumështit është karbohidrati i vetëm që ndodhet në qumësht dhe është burim i një të tretës së vlerës së tij energjetike. Qumështi e përmban në sasi më të mëdha, ndërsa në produktet e fermentuara (jogurt, kos, salcë kosi etj.) laktoza fermenton dhe shëndrrohet në një formë tjetër.
Në sasi më të vogla ndodhet në djathrat gjysmë të forta dhe djathrat e forta falë baktereve në përmbajtjen e tyre të cilëve u nevojitet një periudhë më e gjatë për fermentim.


Proteinat

Proteinat e qumështit ndodhen në grupin e proteinave që e stimulojnë rritjen dhe mundësojnë regjenerimin e organizmit. Vlera e lartë ushqyese e qumështit ndër të tjera është për shkak të proteinave me vlerë biologjike të lartë të pasura me aminoacide esenciale. Në qumësht ka tre lloje të proteinave nga të cilët më të pranishëm janë kazeina me 3%, laktoalbuminat me 0,5% dhe laktoglobulinat me 0,05%.

Kuptimi thelbësor i qumështit

Mos konsumimi i qumështit ose produkteve të qumështit mund të rezultojë në osteoporozë dhe anemi të rëndë. Ky lëng i bardhë shumë ushqyes është i njohur si burimi më i madh i kalciumit që është një mineral i domosdoshëm për rritjen e skeletit dhe qëndrueshmërinë dhe dendësinë e tij. Kalciumi gjithashtu mbron trupin nga sëmundje të rënda kronike, si humbja e masës kockore, gjendja artritike, dhimbja e kokës dhe migrena, sindromi PMS si dhe mbipesha tek fëmijët.

Kalciumi është një mineral thelbësor për formimin e duhur të masës kockore dhe strukturën e trupit të njeriut, dhe me shumicë ndodhet në qumësht dhe në produktet e qumështit. Çrregullimet e eshtrave si osteoporoza mund të parandalohen nga marrja e konsiderueshme ditore e qumështit. Fëmijët (të cilët nuk janë alergjikë ndaj përbërësve të qumështit) të privuar nga qumështi i lopës kanë mundësi më të madhe për të pësuar thyerje të eshtrave gjatë lëndimeve, dhe koha e trajtimit të tyre mund të jetë dukshëm më e gjatë nëse nuk kanë një furnizim të qëndrueshëm të kalciumit për të ndihmuar në rritjen e sërishme të masës kockore.

Përveç që është një mineral shumë i mirë për kockat, kalciumi është treguar gjithashtu që i zvogëlon sëmundjet kardiovaskulare dhe mundësinë për çrregullime të zemrës madje edhe sulmeve në zemër. Studimet afatgjate nga Japonia kanë treguar se ekziston një korrelacion midis marrjes ditore të kalciumit me shanse të vogla të sulmit në tru, arteriosklerozës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Peptidet e qumështit ndihmojnë në zvogëlimin e enzimave që e rrisin tensionin e gjakut. Përmbajtja e magneziumit dhe e kaliumit në qumësht, vepron si një vazodilator, me çka ulet tensioni i gjakut, rritet rrjedhja e gjakut në organet vitale dhe zvogëlohet stresi në zemër dhe në sistemin kardiovaskular.

Qumështi është i shëndetshëm për dhëmbët, dhe nëse fëmijët e konsumojnë rregullisht sipërfaqja e tyre e emaluar do të mbrohet nga substancat acidike dhe do të zvogëlohet rreziku nga prishja e dhëmbëve dhe problemeve të mishrave të dhëmbëve.

Qumështi parandalon dehidratimin e trupit sepse në bazë është e përbërë nga një përqidje e madhe e ujit.

Gjithashtu është mirë edhe për trajtimin e lëkurës së thatë. Acidi laktik ka fuqinë për të hequr qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës duke mundësuar përtëritje dhe rigjenerim të lëkurës. Për shkak të sasisë mbresëlënëse të vitaminës A i cili është një antioksidant i njohur, pirja e rregullt e qumështit eliminon radikalet e lira dhe nënproduktet e rrezikshme, duke e çuar trupin drejt një gjendje funksionimi të ekuilibruar dhe të shëndetshëm.

Sigurisht që ka njerëz, te të cilët qumështi i lopës u shkakton përkeqësim të gjendjes shëndetësore në formë të alergjisë, intolerancës ndaj sheqerit të laktozës etj. Të gjithë duhet të dëgjojnë organizmin e tyre dhe të ushqehen shëndetshëm.

Qumështi dhe produktet e qumështit kanë një vlerë të lartë ushqyese që është jetike për trupin e njeriut dhe duhet të konsumohet rregullisht për të ndjerë përfitimet e

Intoleranca nga LAKTOZA

Çfarë është intoleranca nga laktoza?

Intoleranca nga laktoza është paaftësia për tretur sasi të caktuar laktoze, sheqer kryesor që gjendet tek qumështi. Kjo situatë ndodh nga mungesa (defiçenca) e sasisë së duhur të një enzime të quajtur laktaza e cila prodhohet nga qelizat e mukozës së zorrës së hollë. Laktaza zbërthen qumështin në dy forma të thjeshta sheqeri: glukozë dhe galaktozë të cilat thithen në gjak.

Jo të gjithë njerëzit që kanë mungesë të laktazës kanë simptoma, por ata që kanë quhen intolerant të laktozës.

Njerëzit ndonjëherë ngatërrojnë intolerancën e laktozës me intolerancën e qumështit të lopës sepse shpesh herë simptomat janë të njëjta. Kjo nuk do të thotë që këto lloj intolerancash janë të njëjta.

Intoleranca nga qumështi i lopës është një reaksion alergjik i sistemit imunitar ndërsa intoleranca nga laktoza shkaktohet nga sistemi tretës i trupit.

Cilat janë simptomat (shenjat) e intolerances ndaj laktozës?

Njerëzit me insufiçencë (sasi të pamjaftueshme), të laktazës për të tretur laktozën që ata kosumojnë mund të kenë shumë shqetësime. Shenjat të cilat mund të shfaqen nga ato të lehta, deri në më të rënda përfshijnë:
– Nauze(të përziera);
– Dhimbje(krampe), dhe fryrje abdominale (barku);
– Diarre (barkqitje).

Ashpërsia e simptomave varet nga një sërë faktorësh si p.sh. sasia e laktozës që personi mund të tolerojë, mosha, përkatësia etnike dhe shkalla e tretjes.

Si diagnostikohet intoleranca ndaj laktozës?

ntoleranca ndaj laktozës mund të jetë e vështirë për tu diagnostikuar bazuar vetëm në simptoma. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se vuajnë nga intoleranca për shkak të simptomave pa qenë në dijeni të situatave të tjera që shkaktojnë të njëjtat simptoma si p.sh: sindromi i zorrës së irritueshme. Doktori mund të kryejë disa analiza për të diagnostikuar intolerancën, por fillimisht mund të kërkojë eliminimin e qumështit të lopës dhe produktet e tij për të parë nëse simptomat zhduken.
Analizat më të shpeshta për të diagnostikuar intolerancen ndaj laktozës janë: laktozë toleranca, hidrogjeni në frymë, aciditeti i feçeve.

– Testi i tolerancës së laktozes. Ju duhet të jeni pa ngrënë dhe më pas ju jepet nga doktori të pini lëngje me përmbajtje laktoze. Më pas merren mostra gjaku në harkun kohor prej 2 orësh për të matur nivelin e glukozës në gjak (gliceminë). Kjo matje tregon se sa mirë trupi është i aftë të tretë laktozën.
– Testi i hidrogjenit në fryme. Ky test mat sasinë e hidrogjenit në frymën e pacientit. Normalisht detektohet një sasi e vogël e hidrogjenit. Gjithsesi laktoza e papërthithur në zorrë fermentohet nga bakteriet dhe çliron gazra të ndryshëm ku përfshihet dhe hidrogjeni. Më pas hidrogjeni përthithet nga zorrët e holla dhe nëpërmjet qarkullimit të gjakut kalon në mushkëri ku nxirret jashtë nëpërmjet frymënxjerrjes.

Në këtë test pacienti pi një pije të ngopur me laktozë dhe me pas fryma analizohet në intervale të rregullta. Rritja e nivelit të hidrogjenit në frymë indikon intolerancë të laktozës.

Disa ushqime të caktuara, medikamentet dhe cigaret mund të japin rezultate të gabuara prandaj përpara se të kryhet ky test pacienti duhet të konsultohet me mjekun për t’i ndërprerë ato.

Testi i intolerancës ndaj laktozës dhe niveli i hidrogjenit në frymë nuk mund të kryhen tek fëmijët me të vegjël se 6-muajsh.

– Testi i aciditetit ne feçe. Ky test mund të kryhet tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Laktoza e papërthithur fermentohet nga bakteret në zorrë duke prodhuar acidin laktik dhe acide të tjera yndyrore të cilat mund të gjenden tek feçet. Në këto feçe mund të vihet re edhe prezenca e glukozës.

Çfarë e shkakton intolerancën ndaj laktozës?

Disa shkaqe janë të mirënjohura.
Së pari, defiçenca (pamjaftueshmëria) është një situatë e cila zhvillohet me kalimin e kohës. Pas moshës 2-vjeçare trupi fillon të prodhojë më pak laktazë edhe pse njerëzit i ndjejnë shqetësimet kur janë më të rritur në moshë.

Së dyti, defiçenca e laktazës ndodh kur dëmtime të zorrëve të holla ose disa sëmundje të traktit tretës si p.sh: sëmundja celiake, sëmundja inflamatore e zorrës dhe sëmundja Crohn, reduktojnë (pakësojnë) prodhimin e laktazës.
Studimet kanë treguar edhe faktorin gjenetik të lidhur me intolerancën.

Si trajtohet intoleranca ndaj laktozës?

Intoleranca ndaj laktozës trajtohet shumë lehtë. Trajtimi nuk do bëjë të mundur që trupi të rrisë aftësinë për të prodhuar laktazë, por simptomat mund të mbahen nën kontroll me dietë.
Fëmijët e vegjël dhe foshnjat me defiçencë të laktazës nuk mund të përdorin ushqim me përmbajtje laktaze përpra se ata të jenë të aftë të tolerojnë tretjen dhe përthithjen e laktozës.
Fëmijët e rritur dhe të rriturit mund të mos shmangin krejt përdorimin e laktozës por mund të kontrollojnë sasinë e ushqimeve që marrin. Për shembull një njeri mund të shfaqë shenja pasi ka konsumuar një gotë qumësht, kurse një tjetër mund të pijë (ta tolerojë) një gotë, por jo dy. Disa të tjerë mund të tolerojnë përdorimin e akullores dhe djathit. Pra sasia dhe lloji i ushqimit që mund të përdoret është paksa individuale.
Për ata persona që shfaqin shqetësime pas përdorimit të një sasie të vogël laktoze e kanë të nevojshme përdorimin e enzimës së laktozës nga goja me mjekim të përditshëm.
Qumështi dhe produktet e tij pa laktozë mund të gjenden në supermarket.

Si balancohet ushqyerja?

Qumështi dhe produktet e tij janë burim i madh i lëndëve ushqyese në Shqipëri. Një nga rendësitë e këtyre ushqyesëve është kalçiumi, i cili është i rëndësishëm për rritjen dhe riparimin e kockave gjatë jetës. Në moshën e mesme dhe të madhe pakësimi i kalçiumit mund të çojë në dobësimin dhe fraxhilitetin e kockave të cilat mund të thyhen lehtësisht. Kjo situatë njihet me emrin osteoporozë. Shqetësimi kryesor për fëmijët dhe të rriturit intolerant ndaj laktozës është marrja e kalçiumit me dietë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë më poshtë janë renditur nevojat ditore të kalçiumit sipas grup-moshave.
Grupe mosha    Sasia ditore e kalciumit ne miligram

0–6 muajsh       400 mg

6–12 muajsh     600 mg

1–5 vjeç            800 mg

6–10 vjeç          1,200 mg

11–24 vjeç        1,200–1,500 mg

19–50 vjeç        1,000 mg

51–70+ vjeç      1,500 mg


Përveç kësaj, gratë e shtatzëna dhe ato që kanë fëmijët në gji kanë nevojë për 1,200 -1,500 mg kalçium në ditë.

Njerëzit me intolerancë të laktozës duhet të sigurohen që të marrin sasinë e duhur të kalçiumit në dietën e tyre. Kërkimet e fundit kanë treguar se kosi i pasur me enzima tretëse është një burim shumë i mirë kalçiumi për personat me intolerancë.

Me poshtë do t’ju vijë në ndihmë një tabelë për të plotësuar nevojat ditore të kalçiumit në dietën tuaj.
Disa perime të pasura me kalçium si p.sh: spinaqi nuk janë listuar në tabelë sepse trupi nuk mund të përdorë kalçiumin që gjendet në to, pasi ato përmbajnë edhe disa substanca të quajtura oksalate të cilat ndalojnë përthithjen e kalçiumit.

Kalçiumi dhe laktoza tek ushqimet më të shpeshta

Perimet

Sasia e Klaciumit

Sasia e Laktozës

Qumështi i sojës 1 gote 

          

200-300 mg

0

Sardelet me kocka te buta 3cope

270 mg

0

Salmoni i konservuar me kocka te buta 3 cope. 

205 mg

0

Brokoli i pagatuar , 1 kupe 

90 mg

0

Portokalli 1 kokerr mesatare 

50 mg

0

Fasule , 1/2 kupe        

40 mg

0

Ton i konservuar, 3 cope 

10 mg

0

Sallate jeshile , 1/2 kupe 

10 mg

0

 

  

Produktet ditore 

  

Kosi me pak yndyre, 1 gote 

415 mg

5

Qumësht  i skremuar, 1 gote 

295 mg

11

Djathë , 1 racion 

270 mg

1

Akullore 1/2 kupe 

85 mg

6



Kalciumi përthithet dhe përdoret vetëm kur kemi sasi të mjaftueshme të vitaminës D.
Disa njerëz me intolerancë të laktozës mendojnë se nuk po marrin sasinë e duhur në vit të vitaminës D në dietën e tyre. Duke u konsultuar tek një mjek dietolog ju mund të rregulloni marrjet ditore nëpërmjet dietës. Marrja e vitaminave dhe mineraleve në mënyrën dhe sasinë e gabuar mund të jetë shumë e dëmshme.

Gjithashtu, qumështi dhe ushqimet e gatuara me të janë burimi natyror i laktozës.
Njerëzit me nivel të ulët të tolerancës së laktozës (pra shumë intolerantë ndaj laktozës), duhet të informohen edhe për ushqime që përmbajnë sasi të vogla laktoze:

– Buka dhe drithërat e tjera të pjekura;

– Drithërat e përpunuara që përdoren për mëngjes;

– Patate, supat dhe disa lëngje;

– Margarina;

– Gjellët me mish;

– Sallata;

– Ëmbëlsirat;

– Kek dhe biskota.