Raport/Për muajin mars 2022 janë therur në total, 371.738 krerë.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nën përgjegjësinë e tij kontrollin veterinar në të gjithë thertoret në vend.
Për të garantuar sigurinë ushqimore, veterinerët zyrtarë nuk lejojnë futjen në thertore të kafshëve që janë të pamatrikulluara apo që nuk janë të pajisura me certifikatën shëndetësore të lëvizjes, një dokument ky që garanton gjurmueshmërinë e produktit shtazor.
Për muajin mars 2022 janë therur në total, 𝟑𝟕𝟏.𝟕𝟑𝟖 krerë.
Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e mishit. Qytetarët duhet t’i kërkojnë pikës së tregtimit shenjën e vulës zyrtare të AKVMB në mish, për të pasur garanci në produktin që konsumojnë. Në raste abuzimi nga njësitë e tregtimit të mishit, denonconi në 𝗻𝐮𝐦𝐫𝐢𝗻 𝗲 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫-𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔!