Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Raporti javor i monitorimeve mbi MAD

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve vijon monitorimet në fermat e mbarështimit të derrave dhe stabilimenteve, me qëllim raportimin dhe zbulimin e hershëm për parandalimin në kohë të shfaqjes së Murtajës Afrikane të Derrave në vendin tonë. Në raportimin javor 𝟏𝟖-𝟐𝟒 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 janë kryer në total 𝟏𝟑𝟖 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚.
 
Murtaja Afrikane e Derrave (MAD) është sëmundje e rrezikshme për popullatën e derrave dhe mund të përhapet me shpejtësi, nëse nuk respektohen masat e biosigurisë në fermë.
 
Në këtë proces është e rëndësishme të theksohet roli i të gjithë aktorëve për mbrojtjen e shëndetit të popullatës së derrit duke qenë se zbulimi, parandalimi dhe raportimi janë elementët kyç në frenimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse të kafshëve.
 
𝑵𝙚̈ 𝙘̧𝒅𝙤 𝙧𝒂𝙨𝒕 𝒅𝙮𝒔𝙝𝒊𝙢𝒊, 𝙢𝒃𝙖𝒓𝙚̈𝒔𝙝𝒕𝙪𝒆𝙨𝒊𝙩 𝙙𝒖𝙝𝒆𝙩 𝙩𝒆̈ 𝒏𝙟𝒐𝙛𝒕𝙤𝒋𝙣𝒆̈ 𝒗𝙚𝒕𝙚𝒓𝙞𝒏𝙚𝒓𝙚̈𝒕 𝒕𝙖𝒏𝙚̈ 𝙤𝒔𝙚 𝙩𝒆̈ 𝒌𝙤𝒏𝙩𝒂𝙠𝒕𝙤𝒋𝙣𝒆̈ 𝒏𝙚̈ 𝙣𝒖𝙢𝒓𝙞𝒏 𝒆 𝒈𝙟𝒆𝙡𝒃𝙚̈𝒓 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔!

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;