Regjistri i Fermerit është një nga dokumentet bazë që garanton gjurmueshmërinë e prodhimeve bujqësore.
Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes se Bimeve Elbasan, monitoruan Regjistrin dhe fermën prej 0,6 ha, në Shirgjan të Elbasanit, përpara se produkti të vilej për konsum.
U konstatua se fermeri ka respektuar karencën dhe PMB të lejuara. Kultura ishte e pastër nga ana fitosanitare.