Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Regjistri i PMB, fermerët mund ta printojnë nga linku i mëposhtëm

Regjistri i Fermerit është mjeti që siguron  gjurmueshmërinë e prodhimeve bujqësore, me destinacion tregun vendas e më gjerë.

Me anë të këtij dokumenti, konsumatorët do të jenë më të sigurt pasi fermerët regjistrojnë të dhënat për produktet e mbrojtjes së bimëve (PMB) të përdorura në fermë si dhe numrin e datat e spërkatjes, të cilat janë protokolle thelbësore për sigurinë ushqimore dhe rritjen e besueshmërisë së eksporteve shqiptare. Në total janë shpërndarë 7326 Regjistra.

Inspektorët e Mbrojtjes së Bimëve  të 4 Drejtorive Rajonale të AKVMB-së janë në terren për të monitoruar Regjistrin tek ata fermerë që kanë si qëllim nxjerrjen e produkteve bujqësore në treg.

Për ata fermerë që nuk e disponojnë 𝑹𝒆𝒈𝒋𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊𝒏, 𝒍𝒖𝒕𝒆𝒎 𝒕𝒂 𝒔𝒉𝒌𝒂𝒓𝒌𝒐𝒏𝒊 𝒏𝒆̈ 𝒍𝒊𝒏𝒌𝒖𝒏 𝒆 𝒎𝒆̈𝒑𝒐𝒔𝒉𝒕𝒆̈𝒎:- https://akvmb.gov.al/publikime/

Shpërndaje:

Lajme të tjera