Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Regjistrimi i operatorëve profesionistë dhe pasaportat e shëndetit të bimëve, AKVMB trajnon specialistët e Mbrojtjes së Bimëve

Në kuadër të projektit “Mbështetje për Standardet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare”, specialistët për Mbrojtjen e Shëndetit të Bimëve nga zyrat e Drejtorive Rajonale të Autoritetit Ko mbëtar të Mbrojtjes së Bimëve dhe Veterinarisë, (AKVMB) u bënë pjesë e trajnimit dyditor mbi elementët e ligjit të shëndetit të bimëve.

Ky trajnim u financua nga Bashkimi Evropian dhe u organizua nga Projekti për Sigurinë Ushqimore, ku në fokus kishte regjistrimin e operatorëve profesionistë dhe pasaportat e shëndetit të bimëve.
Në trajnim morën pjesë 46 specialistë për Mbrojtjen e Shëndetit të Bimëve, të cilët vinin nga 12 zyrat rajonale dhe qëndrore të AKVMB në Shqipëri. Trajnimi dyditor, datë 30-31 Mars 2022, i mbajtur në Elbasan dhe Tiranë, përveç anës teorike, përfshinte edhe vizitat në terren tek operatorët profesionistë, të përfshirë në prodhimin e bimëve.
Dita e parë ishte një vizitë tek operatori profesionist në Shirgjan, Elbasan, ndërsa vizita në ditën e dytë u zhvillua në ambientet e një operatori në Bërxullë të Tiranës.
Trajnime të tjera për elementë të tjerë të shëndetit të bimëve janë planifikuar për më vonë gjatë vitit.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;