Lëvizja e kafshëve drejt tregjeve, kullotave apo nga njëra fermë në tjetrën, me apo pa ndryshim pronari, duhet gjithmonë të shoqërohet me Certifikatën e Lëvizjes së Kafshëve.
Ky dokument është i vlefshëm për 3 ditë nga data e lëshimit. Është veterineri zyrtar ai që lëshon certifikatën në çastin e ngarkimit të kafshëve dhe shoqëron lëvizjen e tyre deri në destinacion. Për muajin mars 2023 janë lëshuar në total 𝟑𝟐𝟏𝟕 𝑪𝒆𝒓𝒕𝒊𝒇𝒊𝒌𝒂𝒕𝒂 𝑳𝒆̈𝒗𝒊𝒛𝒋𝒆.
Kontrolli i lëvizjes së kafshëve është i rëndësishëm për garantimin e monitorimit më të mirë të shëndetit të kafshëve që nga lindja, lëvizja, therja dhe ngordhja e tyre.
Kafshëve të paidentifikuara iu ndalohet hyrja në tregje dhe thertore pa certifikatën veterinare, të lëshuar nga veterineri zyrtar.
Në këtë mënyrë, duke ndaluar lëvizjen e kafshëve të paidentifikuara, pa origjinë dhe pa informacion mbi gjendjen shëndetësore, kontrollohet dhe parandalohet përhapja e sëmundjeve në njerëz dhe në kafshë të tjera.