Tërbimi është sëmundje virale e parandalueshme që transmetohet më shpesh përmes kafshimit të një kafshe të infektuar. Me një shkallë vdekshmërie prej gati 100% te njerëzit dhe kafshët, tërbimi mbetet kërcënim global.
Qentë janë bartësit kryesor të sëmundjes. Mos hezitoni, vaksinoni qentë kundër #tërbimit! Periudha e inkubacionit tek qentë është zakonisht nga dy javë deri në katër muaj.
Vaksinimi është themeli i parandalimit të tërbimit. Të gjithë qentë dhe macet nga mosha 12 -16 javë duhet të vaksinohen.
Vaksinimi nxit prodhimin e antitrupave, por është efektiv vetëm nëse jepet përpara se virusi të hyjë në sistemin nervor. Veterineri juaj do t’ju këshillojë për intervalet e duhura të ri-vaksinimit.