Rrënjëngrënësi i misrit (𝘋𝘪𝘢𝘣𝘳𝘰𝘵𝘪𝘤𝘢 𝘷𝘪𝘳𝘨𝘪𝘧𝘦𝘳𝘢 𝘷𝘪𝘳𝘨𝘪𝘧𝘦𝘳𝘢, 𝘓𝘦 𝘊𝘰𝘯𝘵𝘦) është një dëmtues i misrit, larvat e të cilit jetojnë në tokë dhe mund të dëmtojnë seriozisht rrënjët e misrit, e të çojnë në humbje të rendimentit. 𝘋., 𝘷𝘪𝘳𝘨𝘪𝘧𝘦𝘳𝘢 𝘷𝘪𝘳𝘨𝘪𝘧𝘦𝘳𝘢 përhapet me një ritëm mjaft të shpejtë, duke shkaktuar dëme serioze në ekonominë bujqësore.
Ky dëmtues është një fluturues shumë i mirë dhe brenda ditës mund të përshkojë dhjetëra kilometra nga vendi ku është shfaqur për herë të parë, duke vështirësuar edhe parashikimin e shfaqjes së këtij dëmtuesi për vitin pasardhës.
Kushtet ekoklimatike si temperatura dhe lagështia janë faktorë që influencojnë direkt në ciklin jetësor të këtij dëmtuesi. Zhvillimi në shkallë të gjerë të import-eksportit të farave dhe i produkteve të misrit nga një vend në tjetrin janë faktorët parësorë që shpejtojnë përhapjen e këtij dëmtuesi shumë të rrezikshëm. Në çdo rast të dyshimtë, kultivuesit e misrit janë të lutur që të njoftojnë agronomët e mbrojtjes së bimëve të AKVMB ose të njoftojnë në numrin e gjelbër: 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔.