Misioni dhe vizioni i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve është që të garantojë mbrojtjen e shëndetit të mirëqënies së kafshëve, që automatikisht çon në mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët. Një tjetër mision i këtij institucioni ka të bëjë edhe me mbrojtjen e bimëve. E gjitha kjo bëhet nëpërmjet drejtimit të veprimtarisë së kontrollit zyrtar dhe veprimtarive të tjera veterinare brenda fushës së përgjegjësisë dhe ofrimit të shërbimit të mbrojtjes së bimëve nga dëmtuesit dhe sëmundjet.
Shtrirja e veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
AKVMB-ja e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme; në nivel rajonal, nëpërmjet 4 (katër) drejtorive rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe nëpërmjet njësive direkte të ofrimit të shërbimit veterinar.
Përgjegjësitë e AKVMB-së në fushën e vetenarisë
AKVMB ka si mision të saj që të monitorojë sëmundjet e kafshëve dhe zoonozave, mbikëqyrjen e tregtimit dhe përdorimit të produkteve mjekësore veterinare dhe mirëqënien e kafshëve. Përgjegjëia e këtij institucioni shtrihet edhe në mbajtjen e përditësimin e rregjistrave zyrtarë për fermat dhe stabilimentet blegtorale, subjektet që tregtojnë kafshë, subjektet që prodhojnë, ruajnë dhe tregtojnë produkte embrionale, individët që transportojnë kafshë, produkte embrionale, nënprodukte me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor.
AKVMB monitorin qendrat e grumbullimit të kafshëve ose pikat karantinore, subjektet që prodhojnë ose tregtojnë produkte mjekësore veterinare; vendet ku zbatohet praktika mjekësore veterinare dhe mjekët veterinarë që punojnë atje. Për personat që lejohen të kryejnë eksperimente me kafshë dhe zbatojnë procesin e identifikimit e të regjistrimit të kafshëve e fermave blegtorale, në përputhje me legjislacionin kombëtar në fuqi, është përgjegjësi e ndjekjes se procesit nga ky institucion.
AKVMB është përgjegjës për trajtimin, përdorimin dhe asgjësimin e nënprodukteve shtazore, jo për konsum human si edhe mbledhjen e karkasave dhe aktivitetet e lidhura me to. Misioni vijon me mbikëqyrjen e inspektimit të procesit të therjes dhe mirëqënien e kafshvë në thertore; mbikëqyrjen edhe kontrollin e lëvizjes dhe tregtimit të kafshëve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe ndër të tjera lëshon çertifikatat veterinare lidhur me statusin shëndetësor të kafshëve.
Përgjegjësitë e Drejtorive Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
Drejtoritë Rajonale kanë përgjegjësi që të mbrojnë shëndetin e kafshëve, identifikimin dhe matrikullimin e tyre. Evidentimi dhe pasqyrimi në “Ruda” i matrikullimeve dhe masave të tjera veterinare janë detyrë e katër Drejtorive Rajonale. Gjithashtu këto 4 drejtori kanë përgjegjësi për kryerjen e masave veterinare (vaksinimeve) në kohë dhe sipas planit; gjurmimin e sëmundjes së brucelozës dhe tuberkulozit në gjedh; ndalimin e lëvizjes së kafshëve me sëmundje infektive; evidentimin e gjendjes epizootike.
Eleminimi dhe dëmshpërblimi i fermerëve për kafshët e eleminuara; kontrolli i fermave të mbarështrimit, akuakulturës dhe farmacive veterinare dhe realizimi i planit kombëtar të monitorimit të mbetjeve janë përgjegjësi që iu ngrakohen 4 Drejtorive Rajonale.