Dermatoza Nodulare e Gjedhit është sëmundje infektive, shpërthyese, herë pas here fatale ndaj bagëtive. Sëmundja ndikon në prodhimtarinë e gjedhit, prodhimin e qumështit dhe gjendjen trupore të kafshëve.
Lëvizjet e gjedhit mundësojnë transmetimin e virusit në distanca të gjata.
Transmetimi në distanca të shkurtra kryhet me anë të një numri të madh insektesh lokalë që shërbejnë si vektorë.
Vektorët ushqehen me gjak në gjedhë dhe kanë si tipar të spikatur ndryshimin e shpeshtë të bujtësve midis vakteve ushqimore, duke ndikuar në përhapjen e shpejtë të sëmundjes.
Kafshët e infektuara që shfaqin lezione në lëkurë, membranat mukoze të gojës dhe kavitetin nazal sekretojnë virusin me pështymë, rrjedhjet nazale e okulare, të cilat mund të kontaminojnë vendet e përbashkëta të ushqimit dhe të ujit të pijshëm, ndërzimit natyror si edhe inseminimit artificial
Vaksinimi masiv është mënyra më efektive për të kufizuar përhapjen e sëmundjes.