Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Rritja e gjurmueshmërisë, AKVMB nis shpërndarjen e Regjistrit të Fermerit

Regjistri i Fermerit është mjeti që do të sigurojë gjurmueshmërinë e prodhimeve bujqësore, me destiancion tregun vendas e më gjerë.

Me anë të këtij dokumenti, konsumatorët do të jenë më të sigurt pasi fermerët do të regjistrojnë të dhënat për produktet e mbrojtjes së bimëve (PMB) të përdorura në fermë si dhe numrin e datat e spërkatjes, të cilat janë protokolle thelbësore për sigurinë ushqimore dhe rritjen e besueshmërisë së eksporteve shqiptare.

Çdo ditë inspektorët e Mbrojtjes së Bimëve  të 4 Drejtorive Rajonale të AKVMB-së janë në terren për të shpërndarë Regjistrin tek ata fermerë që kanë si qëllim nxjerrjen e produkteve bujqësore në treg.

Pasi të përfundojë shpërndarja e Regjistrit,  do të nisë monitorimi për të verifikuar nëse fermerët e kanë plotësuar sipas udhëzimeve këtë dokument  kaq të rëndësishëm. Deri më tani janë shpërndarë 1802 Regjistra.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse për bletët. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere por rrezikon që të

Tenja e verdhë e domates

Tenja e verdhë e domates (ℎ𝑒𝑙𝑖𝑐𝑜𝑣𝑒𝑟𝑝𝑎 𝑎𝑟𝑚𝑖𝑔𝑒𝑟𝑎 ℎ𝑢𝑏𝑛𝑒𝑟) është një dëmtues që sulmon një sërë bimësh, si; domaten, specat, pambukun, fasulen, bizelen. Tek  do Marja