Trajnimi i vazhdueshëm i mjekëve veterinerë është një objektivat e AKVMB. Qëllimi kryesor i trajnimeve dhe kualifikimeve është të angazhojë trupën veterinare për të ndërhyrë në raste emergjente kur shfaqen sëmundje të kafshëve, të cilat mund të vënë në rrezik shëndetin e tufave apo shëndetin publik.
AKVMB në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës ka ndërmarrë një nismë, në kuadër të rritjes së kapaciteteve teknike të Shërbimit Veterinar. Një grup prej 12 veterinerësh, nga 1 për çdo qark, zhvilluan takimin e parë me pedagogë të Universitetit, për të shtrirë trasenë e trajnimeve lidhur me sëmundje të ndryshme.
12 specialistët e parë të AKVMB pritet që të profilizohen për trajtimin e mastiteve, për t’iu përgjigjur nevojave që mund të ketë secili qark. Grupet e radhës, do të vijojnë me trajnimin e mënyrave të trajtimit të sëmundje të tjera. Profilizimi i mjekëve veterinerë lind si një nevojë mjaft e rëndësishme për rritjen e Shërbimit Veterinar.