Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Rritja e sigurisë ushqimore/ Asnjë kafshë nuk futet në thertore nëse nuk ka certifikatën shëndetësore të lëvizjes dhe matrikull

Rritja e sigurisë ushqimore dhe gjurmueshmëria e tij është një nga pritoritetet e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Asnjë kafshë nuk mund të futet në thertore nëse nuk ka certifikatën shëndetësore të lëvizjes dhe pa matrikull.
 
Veterineri zyrtar i AKVMB-së është i pranishëm në çdo thertore që operon në vend, i cili pasi kryen kontrollet para e pas therjes dhe gjykon që mishi është i përshtatshëm për konsum, kryen vulosjen e tij.
 
Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e mishit.
Qytetarët duhet t’i kërkojnë pikës së tregtimit shenjën e vulës zyrtare të AKVMB për të pasur garanci në produktin që konsumojnë.
Për Qarkun e Vlorës vulat kanë një kod specifik për çdo thertore: AL AKVMB Vlorë, 01/02/03/04/05/06/07.
 
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera