Asnjë prodhim bujqësore apo produkt bimor nuk mund të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nëse nuk është i pajisur me certifikatë fitosantiare.
AKVMB është garantues i pastërtisë fitosanitare të produkteve bimore që eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian, e më gjerë. Gjithashtu monitorohet dhe certifikohet nga ana fitosanitare materiali mbjellës dhe shumëzues bimor (fidanët).
Për periudhën janar-qershor 2024 vihet re një rritje të eksporteve të prodhimeve bujqësore prej 11.5 %, ne krahasim me te njëjtën periudhë të vitit që shkoi. E përkthyer në shifra, në 6-mujorin e parë të 2024 janë lëshuar 10346 Certifikata dhe për të njëjtën periudhë janë lëshuar 9676.
Informacion pë publikun
Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë në