Asnjë njësi tregtare e mishit nuk mund të shesë mish pa vulën e sigurisë. Qytetarët duhet të refuzojnë që të blejnë mish pa vulën e AKVMB.
Veterineri zyrtar i AKVMB nuk lejon futjen e kafshëve në thertore nëse ato nuk kanë certifikatën shëndetësore të lëvizjes dhe janë pa matrikull.
Gjendja shëndetësore para dhe pas therjes monitorohet nga veterineri zyrtar i AKVMB, i cili vulos mishin nëse përmbush standardet për konsum.
Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e mishit.