AKVMB është duke vijuar gjurmimin e tuberkulozit në të gjithë vendin. Deri më tani janë gjurmuar 𝟏𝟒𝟕 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚, me një total prej 𝟐.𝟗𝟔𝟓 𝐤𝐫𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐡.
Krerët që rezultojnë të dyshimta dhe pozitive do të gjurmohen me turbekulinë aviare dhe nëse rezultojnë sërish pozitive, merren masat për eleminimin e tyre.
Tuberkulozi është sëmundje subakute ose kronike, me një shkallë të ndryshueshme progresioni.
Një numër i vogël kafshësh mund të preken rëndë brenda pak muajsh nga infektimi, ndërsa të tjerave mund të duhen disa vite për të zhvilluar shenjat klinike.
Bakteret gjithashtu mund të qëndrojnë të fjetur në bujtësin, pa shfaqur shenja klinike për një kohë të gjatë. Fermerët duhet të vërejnë me kujdes disa prej shenjave klinike.