Shërbimi Veterinar i Drejtorisë Rajonale të Elbasanit kreu matrikullimin e një ferme me 100 krerë dhi në fshatin Cingar të Gramshit.
Fermeri Shaban Zogu prej disa vitesh merret me blegtori dhe qumështin e përpunon në baxhon e tij.
Sipas specialistëve të Shërbimit Veterinar gjendja shëndetësore e tufës paraqitet e mirë. Mbulimi në çdo Njësi Administrative me veterinerë shërbimi mundëson matrikullimin e kafshëve në fermë në kohë shumë të shpejtë, duke mbështetur blegtorët pa asnjë kosto financiare. Matrikullimi i kafshëve në fermë garanton gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore me origjinë shtazore nëpërmjet identifikimit dhe regjistrimit të fermave blegtorale dhe tufave bazë.