[Shërbimi Veterinar i Drejtorisë Rajonale Shkodër inspektoi pularinë e Ylli Nikollit, me vendndodhje në fshatin Markatomaj të Lezhës. Qëllimi i inspektimit kishte të bënte me vlerësimin e kushteve të mbarështimit dhe standardet higjienike të stabilimentit të shpendëve.
Gjithashtu veterinerët zyrtarë të kontrollit vlerësuan nëse mbarështuesi ruan standardet mbi dendësinë e popullatës së shpendëve dhe ruajtjen e mirëqënies së tyre.
Subjekti do të inspektohet përsëri pas një muaji për verifikimin e realizimit të detyrave të lëna për zbatim, siç është dezinfektimi i stabilimentit dhe përmirësimi i sistemit të ujit.
Ferma ka si drejtim të saj, shitjen e pulave për mish dhe operon në treg prej 8 vitesh. Aktualisht ka rreth 500 krerë shpendë dhe qëllimi është që ta zgjerojë më tej biznesin e tij.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve