Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Shërbimi Veterinar Shqiptar feston sot një nga datat më të rëndësishme të themelimit institucional të tij

Më 1 mars 1928 ishte Dr.Bilal Golemi ai që hodhi hapat e parë për themelimin e institucioneve veterinare, të cilat u pasuan me hapjen e laboratorit veterinar dhe prodhimin e vaksinave, serumeve apo biopreparateve të tjera.

Më 1929 u miratua ligji mbi Shërbimin Veterinar, i cili ndihmoi për zbatimin e profilaksisë së përgjithshme e specifike dhe ndikoi në parandalimin e dëmtimeve në masë të bagëtisë.
Mbi bazën e laboratorit të veterinarisë u ngritën Instituti i Kërkimeve Veterinare dhe laboratorët e diagnostikimit në rrethe si dhe u hap Fakulteti i Veterinarisë pranë Institutit Bujqësor.
𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫.𝐁𝐢𝐥𝐚𝐥 𝐆𝐨𝐥𝐞𝐦𝐢
Ai njihet si “Babai i Veterinarisë”, ku kontributi dhe studimet e tija kanë lënë gjurmë në Shërbimin Veterinar Shqiptar e më gjerë.
Në vitin 1920, Dr.Bilal Golemi përfundoi studimet e larta ushtarake të veterinarisë dhe më pas për specializim në fushën e mikrobiologjisë në Gjermani. Në vitin 1923 shkoi në Institutin” Pastuer” për specializim të mëtejshëm, ku botoi disa revista shkencore.
Por edhe pse ka një sërë dokumentesh që provojnë kronologjinë e punës dhe hapave legjislativë për themelimin e Shërbimit Veterinar Shqiptar nga dr.
Bilal Golemi dhe ekipi i tij, në arkivat e shtetit shqiptar nuk ka një akt ligjor apo nënligjor, që të përcaktojnë në mënyre difinitive datën e themelimti të këtij Shërbimi, por ndër vite është konsderuar si datë themeluese 23 marsi, referuar kjo Dekretit të Mbretit Zog I-rë, të Ligjit : “Mbi Shërbimin Veterinar”, më 23/03/ 1929.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse për bletët. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere por rrezikon që të

Tenja e verdhë e domates

Tenja e verdhë e domates (ℎ𝑒𝑙𝑖𝑐𝑜𝑣𝑒𝑟𝑝𝑎 𝑎𝑟𝑚𝑖𝑔𝑒𝑟𝑎 ℎ𝑢𝑏𝑛𝑒𝑟) është një dëmtues që sulmon një sërë bimësh, si; domaten, specat, pambukun, fasulen, bizelen. Tek  do Marja