Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Shfaqja e karkalecit, Meçaj: Falë ndërhyrjes kemi më pak sipërfaqe të infektuara

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Rolandi Meçaj inspektoi nga afër disa zona në Divjakë, ku janë konstatuar sipërfaqe të infektuara me karkalecin maroken dhe atë italian.

Meçaj takoi fermerë të cilët janë prekur nga ky fenomen, duke premtuar mbështetje për minimizimin e dëmeve që shkakton ky dëmtues polifag.

Krahasuar me një vit më parë, është konstatuar një ulje e sipërfaqeve të prekura, por pavarësisht kësaj, do të ndërhyhet me trajtime kimike.  AKVMB ka gati hartën e zonave ku do të ndërhyhet me trajtim kimik, kjo duke respektuar të gjitha protokollet.

Prezencë të karkalecit është konstatuar edhe në Belsh të Elbasanit, ky do të ndiqet e njëjta praktikë me Divjakën.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi flaveshencën e artë të hardhisë

Flaveshenca e artë e hardhisë është sëmundje shkatërruese e hardhisë. Transmetohet nga materiali shartues dhe shumues vegjetativ si dhe nga insekti vektor 𝑠𝑐𝑎𝑝ℎ𝑜𝑖𝑑𝑒𝑢𝑠 𝑡𝑖𝑡𝑎𝑛𝑢𝑠. Nëse