Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Shfaqja e karkalecit në Belsh dhe Lushnjë, kreu i AKVM inspekton zonat e prekura

Referuar rasteve të shfaqjes së karkalecit në sipërfaqet e kultivuara me kultura të ndryshme bujqësore, kreu i AKVMB Rolandi Meçaj ishte në terren për të inspektuar nga afër situatën e zonës së Belshit dhe Lushnjës.

Specialistë të Drejtorive Rajonale Elbasan dhe Vlorë kanë këshilluar fermerët mbi hapat që duhet të ndiqen për luftimin e këtij insekti që në vatër.

Bazuar nga vrojtimi fushor, u konkludua së struktura e popullatës së karkalecave është i përberë nga karkaleci italian dhe ai maroken.

Nga pikëpamja biologjike, popullata është kryesisht në stadin e moshës së dytë.

Të gjitha vatrat do të jenë në qendër të vëmendjes së ekspertëve të Mbrojtjes së Bimëve të Drejtorive Rajonale Elbasan dhe Vlorë, për të ndjekur dëmtuesin në vazhdimësi dhe për të krijuar një hartëzim të plotë me qëllim marrjen e masave për ta luftuar.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion për publikun

Informacion për publikun Në kuadër të transparencës publike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se ditën e sotme Shërbimi Veterinar Rajonal i Qarkut Lezhë,

Njoftim për publikun

Bazuar në legjislacionin veterinar shqiptar të gjitha kafshët dhe fermat blegtorale duhet të regjistrohen. Të dhënat e numrave të identifikimit unik të kafshëve për llojekt

Informacion pë publikun

Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë në