Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Shfaqja e MAD në Maqedoninë e Veriut, AKVMB udhëzon rritjen e vigjilencës për survejancën pasive

Referuar shfaqjes së rasteve të Murtajës Afrikane të Derrave në vende kufitare me vendin tonë, AKVMB ka udhëzuar rritjen e vigjilencës për survejancën pasive për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje infektive në Shqipëri.
 
Menjëherë pas marrjes së informacionit, për shfaqjen e Murtajës Afrikane të Derrave në Maqedoninë e Veriut, janë intensifikuar kontrollet në ferma.
Janë marrë masat për shtimin e kontrolleve në pikat doganore, kontrollin e karantinimit të kafshëve të importit dhe monitorimin e situatës në të gjithë vendin, duke komunikuar me fermerët për rritjen e biosigurisë në fermë.
 
Duke qenë se përhapja e MAD-së është shumë e shpejtë: zbulimi, parandalimi dhe raportimi janë elementët kyç në frenimin e kësaj sëmundjeje me dëme të mëdha ekonomike.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
𝐍𝐮𝐦𝐫𝐢 𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫-𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔
 
 
 
 

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;