Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Shfaqja e rasteve me MAD në vendet fqinje, AKVMB rrit vigjilencën në terren

 

Referuar rasteve të shfaqjes së Murtajës Afrikanë të Derrave në vendet fqinje, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka udhëzuar rritjen e vigjilencës në terren nga ana e Shërbimit Veterinar, me qëllim raportimin dhe zbulimin e hershëm për parandalimin në kohë të shfaqjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë.

Këtu ndodhemi në Fier, në fermën e Klarida Semanjkut, e cila mbarështon rreth 450 krerë derra. Veterinerët zyrtarë të shërbimit monitoruan nga afër tufën dhe sipas tyre nuk ka shenja klinike të MAD.

Murtaja Afrikane e Derrave (MAD) është sëmundje e rrezikshme për popullatën e derrave dhe mund të përhapet me shpejtësi nëse nuk respektohen masat e biosigurisë në fermë.

Në këtë proces është e rëndësishme të theksohet roli i të gjithë aktorëve për mbrojtjen e shëndetit të popullatës së derrit duke qenë se zbulimi, parandalimi dhe raportimi janë elementët kyç në frenimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse të kafshëve.

𝑵𝙚̈ 𝙘̧𝒅𝙤 𝙧𝒂𝙨𝒕 𝒅𝙮𝒔𝙝𝒊𝙢𝒊, 𝙢𝒃𝙖𝒓𝙚̈𝒔𝙝𝒕𝙪𝒆𝙨𝒊𝙩 𝙙𝒖𝙝𝒆𝙩 𝙩𝒆̈ 𝒏𝙟𝒐𝙛𝒕𝙤𝒋𝙣𝒆̈ 𝒗𝙚𝒕𝙚𝒓𝙞𝒏𝙚𝒓𝙚̈𝒕 𝒕𝙖𝒏𝙚̈ 𝙤𝒔𝙚 𝙩𝒆̈ 𝒌𝙤𝒏𝙩𝒂𝙠𝒕𝙤𝒋𝙣𝒆̈ 𝒏𝙚̈ 𝙣𝒖𝙢𝒓𝙞𝒏 𝒆 𝒈𝙟𝒆𝙡𝒃𝙚̈𝒓 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔!

Shpërndaje:

Lajme të tjera