Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka udhëzuar rritjen e vigjilencës në terren nga ana e Shërbimit Veterinar menjëherë pas shfaqjes së rasteve me Murtajën Afrikane të Derrave në vendet fqinje.
Kreu i AKVMB Rolandi Meçaj monitoroi nga afër një nga stabilimentet që merret me mbarështimin e derrave, duke kërkuar që fermerët të rrisin biosigurinë në fermë dhe komunikimin me veterinerët zyrtarë për çdo problematikë të hasur.
“Pa vaksina në dispozicion, parandalimi është e vetmja mundësi për të mbrojtur popullatën e derrave. Asnjë fermë nuk është imune nëse nuk respektohen me përpikmëri masat e biosigurisë”, ishte mesazhi i Meçajt.