Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Shfaqja e rasteve me MAD në vendet fqinje/ Veterinerët e AKVMB monitorojnë fermat dhe shpërndajnë postera

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka udhëzuar rritjen e vigjilencës në terren nga ana e Shërbimit Veterinar menjëherë pas shfaqjes së rasteve me Murtajën Afrikane të Derrave në vendet fqinje.

Kreu i AKVMB Rolandi Meçaj monitoroi nga afër një nga stabilimentet që merret me mbarështimin e derrave, duke kërkuar që fermerët të rrisin biosigurinë në fermë dhe komunikimin me veterinerët zyrtarë për çdo problematikë të hasur.

“Pa vaksina në dispozicion, parandalimi është e vetmja mundësi për të mbrojtur  popullatën e derrave. Asnjë fermë nuk është imune nëse nuk respektohen me përpikmëri masat e biosigurisë”, ishte mesazhi i Meçajt.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;