Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Shkalla e mortalitetit tek derrat nga MAD mund të arrijë 100%

Murtaja Afrikane e Derrave është një sëmundje shumë infektive dhe me mortalitet të lartë te derra, si ato të rritur në fermë gjithashtu edhe tek derrat e egër. Kjo sëmundje nuk është zoonozë, por kalon lehtësisht nga njëri derr në tjetrin.

Virusi është shumë rezistent ndaj temperaturave të ulëta dhe shkakton ethe hemorragjike, në shkallë të lartë mortaliteti. Në formën akute të sëmundjes të shkaktuar nga shtame shumë virulente, derrat mund të kenë temperaturë të lartë, por nuk shfaqin simptoma të tjera të dukshme në ditët e para.

Më pas, gradualisht humbasin oreksin dhe bien në depresion. Tek derrat me lëkurë të bardhë, gjymtyrët kthehen në ngjyrë blu-vjollcë dhe hemorragjitë bëhen të dukshme në veshë dhe në bark. Brenda disa ditësh nga infektimi, ata hyjnë në gjendje kome dhe më pas ngordhin. Në dosat shtatzëna ndodhin aborte spontane.


Një nga mënyrat e parandalimit është ndalimi i importimit të kafshëve të gjalla, mishit dhe nënprodukteve të mishit nga rajonet ku ka përhapje të rasteve me MAD.

Gjithashtu duhet të kryhet vazhdimisht deratizim dhe dezinfektim rregullisht i ambienteve. Kafshët duhet të konsumojnë ushqim të freskët dhe të përpunuar në temperaturë mbi 80°C.

Therja e derrave duhet kryer në vende të posaçme dhe karkasat duhet të kontrollohen nga veterinerët.

 

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion për publikun

Informacion për publikun Në kuadër të transparencës publike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se ditën e sotme Shërbimi Veterinar Rajonal i Qarkut Lezhë,

Njoftim për publikun

Bazuar në legjislacionin veterinar shqiptar të gjitha kafshët dhe fermat blegtorale duhet të regjistrohen. Të dhënat e numrave të identifikimit unik të kafshëve për llojekt

Informacion pë publikun

Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë në