Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Shtimi i plantacioneve me gështenja në Tropojë, AKVMB mbështet projektin

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) është duke mbështetur Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit,  për zhvillimin e zinxhirëve të qëndrueshëm të vlerës së gështenjës në zonat malore të rajonit të Tropojës dhe pozicionimin e produktit në tregun rajonal.

Projekti ka në synim që të nxisë intensifikimin e qëndrueshëm të prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të gështenjës; duke forcuar paralelisht pjesëmarrjen e popullsisë rurale për shtimin e sipërfaqeve të kultivuara.

Gjithashtu pritet që të përgatiten analizat e nevojshme teknike, duke përfshirë zhvillimin e strategjisë së plotë dhe planit të veprimit për Qeverinë për të mbështetur eksportet e gështenjës.

Përfituesit e asistencës teknike do të angazhohen për të ndarë informacionin e nevojshëm edhe me fermerë të tjerë, të interesuar në këtë sektor.

Zhvillimi i zinxhirëve të tjerë të vlerës së gështenjës dhe produkteve të veçanta bujqësore, është fryma e plotë e programit “Një Vend, Një Produkt Prioriteti” (OCOP), i cili në këtë fazë të parë kërkon zhvillimin e një produkti demonstrues që të tjerët ta ndjekin.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse për bletët. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere por rrezikon që të

Tenja e verdhë e domates

Tenja e verdhë e domates (ℎ𝑒𝑙𝑖𝑐𝑜𝑣𝑒𝑟𝑝𝑎 𝑎𝑟𝑚𝑖𝑔𝑒𝑟𝑎 ℎ𝑢𝑏𝑛𝑒𝑟) është një dëmtues që sulmon një sërë bimësh, si; domaten, specat, pambukun, fasulen, bizelen. Tek  do Marja