Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Si të mbrojmë kafshët dhe kulturat bujqësore nga përmbytjet

Sipas meteorologëve parashikohet që në 24 orët në vijim të ketë reshje të dendura shiu, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara.

Në qarqet; Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Për pasojë agronomët dhe veterinerët e AKVMB do të jenë të angazhuar në terren, për t’iu ardhur në ndihmë kultivuesve dhe blegtorëve.

Fermerët janë këshilluar për kujdesin që duhet të tregojnë në raste përmbytjesh të stallave apo sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore. Në rast nevoje kontaktoni në Numrin e Gjelbër 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔.

Shpërndaje:

Lajme të tjera