AKVMB kryen gjurmimin e turbekulozit në fermat e gjedhit mbi 5 krerë dhe monitorimin pasiv në të gjitha thertoret për praninë e sëmundjes në kontrollin post mortum të kafshëve të theruara.
Në rast të dyshimit për tuberkuloz në gjedhin e therur, veterineri zyrtar refuzon vulosjen e mishit dhe grumbullon mostra nga organet që dyshohen se janë të prekura dhe dërgohen për konfirmim në laborator.
Nëpërmjet të dhënave që janë të shënuara në certifikatën veterinare që shoqëron kafshën e dyshuar, veterineri grumbullon informacion mbi origjinën e fermës, e cila vendoset në karantinë.
Të gjitha kafshët më të mëdha se 6 javëshe gjurmohen duke përdorur testimin interdermal. Në rastet e përgjigjeve pozitive nga testi interdermal i turbekulozit, të gjitha kafshët e dyshuara ristestohen, duke përdorur teste turbekuline intradermale krahasuese, duke përdorur testin me turbekulinë bovine dhe aviare.