AKVMB ka punuar me Projektin e Sigurisë Ushqimore të financuar nga BE për të publikuar një udhëzues të sistemit të menaxhimit të sigurisë ushqimore (FSMS) për thertoret e gjedhëve, deleve, dhive dhe derrave.
Udhëzuesi origjinal është botuar nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore i Irlandës dhe është përshtatur për Shqipërinë. Sipas legjislacionit të BE-së dhe atij shqiptar, operatorët e biznesit ushqimor janë të detyruar të vendosin, zbatojnë dhe mbajnë procedura të përhershme të bazuara në parimet e analizës së rrezikut dhe pikës kritike të kontrollit (HACCP).
Ky udhëzues do të ndihmojë thertoret të përmbushin detyrimet e tyre ligjore për zbatimin e procedurave të bazuara në parimet HACCP dhe do tu shpërndahet të gjithë veterinerëve të kontrollit.
Për të shkarkuar një kopje të udhëzuesit, ju lutemi klikoni mbi link: 𝐡𝐭𝐭𝐩𝐬://𝐚𝐤𝐯𝐦𝐛.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥/𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦-𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐬𝐡/