Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Siguria ushqimore/Qytetarët duhet të refuzojnë që të blejnë mish pa vulën e AKVMB

Asnjë njësi tregtare e mishit nuk mund të tregtojë mish pa vulën e sigurisë. Qytetarët duhet të refuzojnë që të blejnë mish pa vulën e AKVMB. Që prej 15 tetorit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka marrë nën kontroll të gjitha thertoret publike dhe private në vend.
 
Veterineri zyrtar i AKVMB nuk lejon futjen e kafshëve në thertore nëse ato nuk kanë certifikatën shëndetësore të lëvizjes dhe janë pa matrikull.
Gjendja shëndetësore para dhe pas therjes monitorohet nga veterineri zyrtar i AKVMB, i cili vulos mishin nëse përmbush standardet për konsum.
Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e mishit.
 
Për Qarkun e Korçës vulat kanë një kod specifik për çdo thertore: AL AKVMB Korçë, 01/02/03/04/05.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
 

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion pë publikun

Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë në

Informacion për Publikun

Përditësim i situatës së Gripit të shpendëve   Informojmë publikun e gjerë se nuk ka dyshime dhe rikonfirmime të reja për Influencën aviare, në Republikën

Informacion për publikun

Në kuadër të transparencës publike ju bëjmë me dije se situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll, nga zinxhiri institucional i Ministrisë

Informacion për publikun

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës  dhe të informimit të publikut, menjëherë pas marrjes së konfirmimit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore