Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Situata epizotike mbi MAD, AKVMB ka kryer në total 509 kontrolle

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve është duke vijuar me intensitet kontrollet në fermat që merren me mbarështimin e derrave, për të parandaluar në kohë përhapjen e Murtajës Afrikane të Derrave.

Nga data 20 korrik 2023 e deri më tani janë kryer në total 509 kontrolle dhe sipas të dhënave nga terreni, situata epizotike deri më tani në Republikën e Shqipërisë paraqitet e qetë, nuk ka raste të dyshuara në fermat të cilat janë kontrolluar.

Veterinerët zyrtarë kanë informuar fermerët për shenjat klinike që derrat shfaqin dhe në raste të tilla janë autorizuar të kontaktojnë në numrin e 𝐆j𝐞l𝐛ë𝐫 𝟎8𝟎0𝟑3𝟔6 për të kërkuar ndihmën e veterinerëve tanë.

Po kështu veterinerët zyrtarë të kontrollit kanë monitoruar thertoret për derrat që importohen për therje brenda 72 orëve.

Sa i përket derrave për majmëri, veterinerët tanë kanë plotësuar procesverbalin e karantinës, matrikulluar dhe informuar fermerët për situatën e MAD në vendet fqinje, duke kërkuar zbatimin me përpikmëri të masave të biosigurisë.

Shpërndaje:

Lajme të tjera