Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve gjatë monitorimit fitosanitar në një serë në Elbasan

Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të Drejtorisë Rajonale Elbasan realizuan monitorimin fitosanitar për parazitët karantinorë dhe jo karantinorë, në një subjekt prodhues fidanësh, me vendndodhje në Gjonmë të Elbasanit.

Nga monitorimi i kryer u konstatua se gjendja fitosanitare e fidanëve perimorë ishte e pastër. Për kultivimin e fidanëve perimorë, kryesisht domate, speca, lakër, e të tjerë shfrytëzohet një sipërfaqe prej 4.7 dynym serra.

Administratori i këtij subjekti bujqësor ka lidhur kontrata direkte me fermerë potencialë në zonat e Beratit, Lushnjës, Fierit, Korçës, Elbasanit, e më gjerë.

Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve janë prezent në këtë aktivitet  bujqësor, për tu garantuar gjendje të pastër fitosanitare fermerëve që blejnë materialin mbjellës.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

[email protected]

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;