Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve këshillojnë fermerët se si luftohet krahëbardha në serat me speca

Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të Drejtorisë Rajonale Elbasan, Qarku Berat vijojnë punën në terren për të monitoruar ambientet e mbrojtura nga dëmtues dhe sëmundje të ndryshme.

Monitorimi i serave u krye në fshatin Kozare të Bashkisë Kuçovë, me sipërfaqe 1.3 ha, e kultivuar me speca. Infeksioni ishte kryesisht i lehtë, ku kishte prekje nga krahëbardha (𝑇𝑟𝑖𝑎𝑙𝑒𝑢𝑟𝑜𝑑𝑒𝑠 𝑣𝑎𝑝𝑜𝑟𝑎𝑟𝑖𝑢𝑚) e përhapur në një parcelë me sipërfaqe prej 0.2 ha.
 
I gjithë prodhimi tregtohet tek pikat e grumbullimit të këtij Qarku, me qëllim eksportin drejt vendeve të BE-së. Fermerët u informuan për mënyrën e luftimit të infeksionit, ku u rekomandua zbatimi i praktikave të mira agroteknike dhe në disa raste përdorimin e PMB-ve.
 
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;