Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të Drejtorisë Rajonale Elbasan bënë kontroll fitosanitar për parazitët karantinor dhe jo karantinor në subjektin “Sagelo” për produktin me origjinë bimore ulli (𝑂𝑙𝑒𝑎 𝑒𝑢𝑟𝑜𝑝𝑒𝑎) para eksportit. Pasi specialistët konstatuan gjendjen fitosanitare, e cila ishte e pastër, pajisën me certifikatë fitosntiare ngarkesën për eksport, me destinacion Anglinë.
“Sagelo”, me vendndodhje në Dushk të Elbasanit, prej 25 vitesh në treg, merret me grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e ulllirit të konservuar. Janë rreth 100 fermerë nga zona e Elbasanit, Vlorës, Beratit e më gjerë, me të cilët “Sagelo” ka lidhur kontrata bashkëpunimi për grumbullimin e ullirit.
Kryesisht ullinjtë për konservim janë varietete autoktone dhe kjo sipërmarrje arrin të eksportojë në vit rreth 150-200 ton ullinj të kripur drejtë SHBA-së dhe Anglisë.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve