Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të Drejtorisë Rajonale Elbasan, si pjesë e vazhdueshme të punës së tyre, realizuan monitorimin fitosanitar për parazitët karantinorë dhe jo karantinorë, në subjektin “Seke Elbasan” sh.p.k, për produktin e duhanit (𝑁𝑖𝑐𝑜𝑡𝑖𝑎𝑛𝑎 𝑇𝑎𝑏𝑎𝑐𝑢𝑚 ) para eksportit. Nga monitorimi i kryer u konstatua se gjendja fitosanitare ishte e pastër dhe subjekti u pajis me certifikatë fitosanitare për eksport, me destinacion Xanthi, Greqi.
Kompania “Seke Elbasan” sh.p.k, me vendndodhje në Bradashesh të Elbasanit, filial i kompanisë “Seke S.A” Greqi , prej dhjetorit të vitit 2016, ka objekt të punës së saj grumbullimin dhe eksportin e duhanit. Janë rreth 500 fermerë nga zona e Elbasanit, Cerrikut, Dumresë, Korçës, e më gjerë, me të cilët “Seke Elbasan” sh.p.k, ka lidhur kontrata bashkëpunimi.
Janë mbjellë përafërsisht 1800-1900 dynym duhan, i cili grumbullohet vetëm nga kjo kompani. Kryesisht duhani i grumbulluar është varietet autokton i Greqisë dhe kjo sipërmarrje arrin të eksportojë rreth 230 ton duhan gjethe drejt Greqisë.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve