Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të Drejtorisë Rajonale Shkodër kryen monitorimin fitosanitar në fermën e kultivimit të fidanëve dekorativë në Dajç të Shkodrës.
Fermeri Luljan Lukaj shfrytëzon një sipërfaqe prej 5 hektarë tokë, me qëllim kultivimin e bimëve dekorative dhe eksportin e tyre drejt vendeve të BE-së dhe rajonit.
Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve kryen kontroll fitosanitar dhe pasi konstatuan gjendjen e pastër shëndetësore të bimëve dekorative, pajisën me certifikatë fitosanitare të brendshme rreth 40 mijë fidanë, ku gjysma e tyre do të niset për eksport në fillim të vitit 2022.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve