Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve Shkodër vlerësojnë gjendjen fitosaintare të fidanëve dekorativë

Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të Drejtorisë Rajonale Shkodër, në kuadër të punës së tyre të përditshme, kryen monitorimin fitosanitar në fermën e kultivimit të fidanëve dekorativë.

Ferma me vendndodhje në Dajç të Shkodrës ka kultivuar rreth 40 dynym me fidanë dekorativë të gatshëm për eksport dhe 2 dynym të tjera në serra.

Përpara se ngarkesa të niset drejt vendeve të BE-së dhe të rajonit, duhet që gjendja shëndetësore të vlerësohet nga specialistët e Mbrojtjes së Bimëve dhe nëse fidanët janë të pastër nga ana fitosanitare, pajisen me certifikatë fitosanitare.

Shpërndaje:

Lajme të tjera