Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të AKVMB, ishin pjesë e një trajnimi 3-ditor për shëndetin e bimëve. Trajnimi, i zhvilluar nga Projekti “Food Safety”, u fokusua mbi dëmtuesit karantinor në BE dhe vrojtimet për Aleurocanthus spiniferus (miza e portokallit te agrumet në Shqipëri).
Sesionet u zhvilluan në Shkodër, Berat dhe Vlorë, ku u përfshinë elementë teorik dhe praktik, me monitorime në plantacionet e ullirit dhe agrumeve. Gjithashtu ekspertët tanë të mbrojtjes së bimëve, në bashkëpunim me ekspertët e Projektit “Food Safety”, pritet të ndërrmarin në Shqipëri një studim mbi përcaktimin e statusit Xylella Fastidiosa.