Specialistët e shërbimit veterinar të Drejtorisë Rajonale Elbasan inspektuan një fermë të dhirtash në Qukës Skënderbe të Librazhdit. Qëllimi i inspektimit kishte të bënte me matrikullimin dhe rimatrikullimin e 75 krerëve.
Matrikullimi është një detyrim ligjor për fermerët dhe një proces që nuk ndalet në asnjë moment. Asnjë kafshë nuk mund të shkojë në treg apo thertore nëse nuk është e matrikulluar.
Regjistrimi i tyre në regjistrin zyrtar elektronik RUDA formalizon sektorin e blegtorisë dhe garanton gjurmueshmërinë për sigurinë ushqimore.
Shërbimi veterinar gjithashtu monitoroi edhe gjendjen shëndetësore të kafshëve, sipas të cilëve rezultoi në gjendje të mirë.