Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Specialistët e Shërbimit Veterinar gjatë matrikullimit të 60 krerë gjedhëve në Shkodër

Specialistët e Shërbimit Veterinar të Drejtorisë Rajonale Shkodër monitoruan një fermë në Barbullush të Vaut të Dejës për tu siguruar nëse mbarështuesi i gjedhëve respekton masat profilaktike.

Ferma me 60 krerë gjedhë ka si drejtim prodhimin e qumështit dhe viçave për mish. Zbatimi i masave profilaktike është një proces mjaft i rëndësishëm për monitorimin e zoonozave.

Monitorimet e kryera në ferma nga shërbimi veterinar janë të nevojshëm për të parandaluar dhe administruar sëmundjet tek kafshët, një hap ky mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për t’i paraprirë shëndetit të njerëzve.

Gjithashtu specialistët e shërbimit veterinar kontrolluan nëse fermeri ka kryer matrikullimit e kafshëve, një proces ky i detyrueshëm me ligj për çdo mbarështues.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

[email protected]

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;