Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Elbasan, kryen monitorim në blloqet me ullinj për gjendjen fitosanitare të stinës. Monitorimi u realizua në fshatin Gjergjan të Elbasanit, ku janë kultiuar rreth 1 ha ullinj dhe nga vrojtimi rezultoi infeksion i lehtë nga “syri i palloit”, (𝐶𝑦𝑐𝑙𝑜𝑐𝑜𝑛𝑖𝑢𝑚 𝑜𝑙𝑒𝑎𝑔𝑖𝑛𝑢𝑚).
“Syri i palloit” (𝐶𝑦𝑐𝑙𝑜𝑐𝑜𝑛𝑖𝑢𝑚 𝑜𝑙𝑒𝑎𝑔𝑖𝑛𝑢𝑚) është një sëmundje e përhapur në të gjitha zonat ku kultivohet ulliri dhe shkakton dëme të medha. Sëmundja prek gjethet, frutat dhe degët, por dëmin më të madh e shkakton tek gjethet dhe fruti.
Infeksioni zhvillohet kryesisht në dy periudha kryesore: në pranverë dhe vjeshtë. Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve informuan fermerët se si indetifikohet sëmundja dhe u këshilluan për mënyrën e trajtimit. Pas vjeljes fermerët duhet të bëjnë higjenizimin e parcelës, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të infeksinoit.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve