Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Stafi i AKVMB mori pjesë në seminarin Ndërkombëtar “‘𝑋𝑦𝑙𝑒𝑙𝑙𝑎 𝐹𝑎𝑠𝑡𝑖𝑑𝑖𝑜𝑠𝑎’’ në Rajonin e Mesdheut

Stafi i AKVMB mori pjesë në seminarin Ndërkombëtar “‘𝑋𝑦𝑙𝑒𝑙𝑙𝑎 𝐹𝑎𝑠𝑡𝑖𝑑𝑖𝑜𝑠𝑎’’ në Rajonin e Mesdheut

AKVMB në datat 28-31 Mars 2022 mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar “‘𝑋𝑦𝑙𝑒𝑙𝑙𝑎 𝐹𝑎𝑠𝑡𝑖𝑑𝑖𝑜𝑠𝑎’’ në Rajonin e Mesdheut: përhapja, ndikimet socio-ekonomike, veprimet dhe masat e marra për të parandaluar hyrjen, vendosjen dhe përhapjen e saj”, organizuar nga Ciheam Bari dhe Rajoni i Puglias në Itali.
Në këtë seminar u njohëm me përditësimet mbi përhapjen e bakterit dhe për të parë nga afër strategjitë e zbatuara për rigjenerimin e zonave të shkatërruara, në veçanti në Pulia, të prezantuar nga z. Gianluca Nardone, Drejtor i Departamentit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Mjedisit dhe z. Salvatore Infantino, Drejtor i Njësisë së Mbrojtjes së Bimëve.
Gjithashtu u njohëm mbi ndikimet socio-ekonomike të “𝑋𝑦𝑙𝑒𝑙𝑙𝑎 𝐹𝑎𝑠𝑡𝑖𝑑𝑖𝑜𝑠𝑎” në Rajonin Mesdhetar të prezantuar nga z. Gianluigi Cardone, Administrator shkencor i CIHEAM Bari.
Së bashku me kolegët e tjerë nga Algjeria , Bosnja dhe Hercegovina, Egjipti, Jordania, Libani, Pakistani, Palestina, Siria dhe Tunizia, shkëmbyem njohuritë tona rreth këtij bakteri.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
277750191_483272586726736_1432091778774569474_n
277765266_483272580060070_3197550196843010502_n
277773651_483272590060069_1177549164255022674_n

Shpërndaje:

Lajme të tjera