“Menaxhimin i krizës në lidhje me ushqimin e njerëzve dhe kafshëve”, ishte tema e trajnimit 1-ditor, të zhvilluar nga Projekti për Siguri Ushqimore.
Në këtë trajnim morën pjesë specialistë nga AKVMB, MBZHR, AKU dhe ISUV, të cilët u njohën me protokollet e planifikimit të menaxhimit të krizave të ushqimit për njerëz dhe kafshë.
Gjithashtu pjesëmarrësit diskutuan lidhur me përgjegjësit që kanë dhe masat që duhet të marrë secili prej institucioneve në raste të krizave ushqimore.