Zhvillohet në Vlorë workshopi Rajonal, thirrur nga CEFTA, në kuadër të Projektit SEED+.
Ky takim ka si qëllim kalimin e sistemit pilot të lëshimit të certifikatave fitosanitare On line, CEFTA TRACES NT në funksionalizim të plotë.
Fokusi i diskutimi ishte rritja e efikasitetit të kësaj platforme digjitale, për të thjeshtuar punën e inspektorëve të Mbrojtjes së Bimëve dhe operatorëve ekonomikë, për shkëmbimet e produkteve bujqësore në Rajonin CEFTA dhe me gjerë.
Takimi evidentoi punën e mirë të AKVMB-së për finalizimin në kohë dhe me sukses të këtij projekti shumë të rëndësishëm, financuar nga BE.