Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Takim pune në Drejtorinë Rajonale të Shkodrës, Meçaj: Jini sa më pranë fermerëve

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Rolandi Meçaj së bashku me zv.ministrin e Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural Arjan Jaupllari, ishin në një takim pune rutinë në Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Shkodër.

Në takim u diskutua mbi ecurinë  e punës në këtë Drejtori dhe problematikat që veterinerët hasin në terren.

Meçaj kërkoi që veterinerët të jenë sa më pranë fermerëve dhe të kenë në fokus matrikullimin, përfundimin në kohë të vaksinave dhe gjurmimin e disa sëmundjeve zoonotike.

“𝐶̧𝑑𝑜 𝑓𝑒𝑟𝑚𝑒𝑟 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑒̈ 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑟𝑖𝑛𝑒𝑟𝑖𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑏𝑢𝑙𝑜𝑛 𝑧𝑜𝑛𝑒̈𝑛 𝑒 𝑡𝑖𝑗 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑗𝑜 𝑎𝑟𝑟𝑖ℎ𝑒𝑡 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑗𝑢 𝑝𝑟𝑒𝑧𝑒𝑛𝑡 𝑠𝑎 ℎ𝑒𝑟𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑛𝑒𝑣𝑜𝑗𝑠ℎ𝑚𝑒. 𝑅𝑒𝑓𝑜𝑟𝑚𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑟𝑖𝑛𝑎𝑟𝑖 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑜𝑛 𝑟𝑜𝑙𝑖𝑛 𝑡𝑢𝑎𝑗 𝑠𝑖 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑒𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑠𝑡. 𝐽𝑢 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑒𝑛𝑖 𝑚𝑏𝑖 𝑘𝑢𝑟𝑟𝑖𝑧 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑒𝑔𝑗𝑒̈𝑠𝑖𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑖𝑟𝑒̈𝑞𝑒̈𝑛𝑖𝑒𝑛 𝑒 𝑘𝑎𝑓𝑠ℎ𝑒̈𝑣𝑒 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘 𝑑ℎ𝑒 𝑔𝑎𝑟𝑎𝑛𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑠𝑖𝑔𝑢𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑢𝑠ℎ𝑞𝑖𝑚𝑜𝑟𝑒”, ishte kërkesa që Meçaj iu bëri vartësve të tij.

Zv.minstri Jaupllari kërkoi që planet e masave profilaktike, të hartuara nga MBZHR të zbatohen në kohë, pasi janë procese të rëndësishme për sektorin e blegtorisë.

Shpërndaje:

Lajme të tjera